Tolgahan Sayisman ka realizuar filmin e tij të parë si producent me titull “Aynasiz Haluk”. Mbrëmë në Turqi u mbajt premiera e këtij filmi ku Tolga kishte ftuar shumë personazhe të njohur të kinematografisë. Aktori ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Almeda dhe djali Efe.

Çifti dukej shumë elegant të veshur të dy me kostume teksa u ndalën para gazetarëve përpara premierës.

Almeda u shpreh se është shumë e lumtur për këtë arritje të bashkëshortit dhe se e ka ditur gjithmonë që ai kishte talent edhe si producent.

Në një moment gazetarët u ndalën tek Tolgahan dhe e pyetën për deklaratën që ai ka bërë para pak kohësh kur tha se nuk do të dëshironte të luante në të njëjtin film me Almedën.

Tolga e mohoi me shaka dhe tha se janë thashetheme. Ndërsa Almeda duke qeshur ia ktheu se as ajo nuk pranon të luajë me të.

Tolga: Jo, jo nuk e kam thënë (qesh)
Almeda: Po, po më erdhi në vesh ky lajm
Tolga: Thashetheme
Almeda: Si thashetheme? Gjithsesi nuk pranoj, nuk luaj, mos ki merak ti se nuk luaj (qesh). Unë e kam thënë dhe më përpara që nuk luaj me Tolgën.
Tolga: Mendoj këtu ta mbyllim!

