Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit të PD-së, drejtuar nga Sali Berisha, do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e strukturave të reja, kryesisht Këshilli Kombëtar.
“Abc News” bën me dije se këngëtarja Bleona Qereti është një ndër emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në Kuvendin e Sali Berishës.
Raportohet se në sy bie gjithashtu rikthimi i figurave të vjetra të PD-së, ish-deputetë por edhe artistë, mjekë etj.
