Aktivistja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj dha një intervistë për “Jeto me Orën”, ku tregoi se ajo dhe partnerja e saj po mendojnë të bëhen prindër.

Ajo tha se kanë në mendje fertilizimin me vezën e saj, por që ta mbajë në bark partnerja. Xheni u shpreh se nëse do të kenë fëmijë, e dashura do të jetë ligjërisht nëna.

“Me partneren po mendojmë të kemi fëmijë. Ne nuk njihemi ligjërisht. Nëse kemi një fëmijë vetëm njëra do të jetë ligjërisht nëna. Është e rëndësishme të kemi mbështetje të personazheve publike dhe të politikës. Po mendojnë fertilizimin, me vezën time, ta mbajë në bark partnerja ime. Unë dhe partnerja e plotësojmë njëra-tjetrën. Nuk mendoj se do largohem nga Shqipëria. I kam kaluar fazat e vështira. Më pëlqen Shqipëria, natyra, njerëzit. Kam një grup të mirë shoqëror”, rrëfeu aktivistja.




