Nga Shqipëria / E Premte 29 Prill 2022, 13:01

E fundit/ Rritet sërish çmimi i karburanteve

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur që çmimi i naftës të shtrenjtohet sërish. Sipas vendimit të fundit, një litër naftë do të tregtohet tashmë me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte deri sot.

Në rritje është edhe benzina, që do të tregtohet me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte deri tani. Gazi është rritur me dy lekë për litër, në 106 lekë.