Nga Shqipëria / E Premte 29 Prill 2022, 11:11

Çfarë po ndodh? Dj PM shfaqet krah Rita Orës dhe duken shumë të afërt

Pajtim Krasniqi, i njohur si Dj PM, ka marrë vëmendjen e ndjekësve me një postim të bërë së fundmi në Instagram. Ai ka publikuar një foto me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Dj PM ka treguar se fotoja është realizuar shumë kohë më parë. “Moti shumë”, ka shkruar ai.

Nuk dihet se si janë takuar dyshja apo se çfarë i ka bashkuar me njëri-tjetrin. Kujtojmë se PM është në një lidhje dashurie me Sara Berishën, të cilën e njohu në Big Brother VIP.