Nga Shqipëria / E Premte 29 Prill 2022, 10:10

Familja doli për iftar, hajdutët futen në shtëpi dhe grabisin 12 mijë euro

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një vjedhje e rëndë në fshatin Varosh të Ferizajt. Familja Hata kishin dalë për iftar te miqtë e tyre, duke lënë shtëpinë vetëm.

Hajdutët kanë përfituar nga rasti dhe kanë hyrë brenda, duke vjedhur shifrën prej 12 mijë eurosh.

“Na e kanë bastisur komplet shtëpitë derisa i kanë gjetur komplet paratë në vlerën e diku 12 mijë eurove", ka thënë për mediat Fadil Hata, pronar i shtëpisë.

Burimi: Top Channel