Nga Shqipëria / E Premte 29 Prill 2022, 09:09

Peshk me lopatë dhe të ftuar VIP: Inagurimi i restorantit 'MeNam' të Ermal Mamaqit

Mbrëmjen e djeshme Ermal Mamaqi ka hapur restorant në Tiranë, i cili quhet “MeNam”.

Ermali ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video nga inagurimi, ku shihet se ka pasur shumë të ftuar VIP. Ndër to mund të përmendim Arjola Demirin, Dajana Shabanin, Evi Reçin, Devis Xherahun, Dorina Memën, Ledio Lakon, Belinda Dragotin, Arjola Shehun e shumë të tjerë.

Nga postimet shihet arredimi modern dhe luksoz i restorantit, me shumë ndriçim. Ermali “ka shërbyer” për të ftuarit “Peshk me lopatë”, siç mund ta shihni dhe më poshtë:

Në këtë video mund të shikoni më qartë arredimin e restorantit. Videoja është publikuar nga faqja e 'MeNam' në Instagram:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Restorant Menam (@menam_restorant)