Pak ditë më parë Beniada zbuloi se kishte marrë 5 gjoba nga policia, pasi e kishte parkuar makinën në një vend të gabuar. Ajo u bëri thirrje policëve të Tiranës që të mos i vinin më gjoba.(Lexo këtu)

Ndërkohë, ditën e sotme modeles iu bë një rreng nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio. Ajo u telefonua nga gazetarja, e cila u hoq si pjesë e Policisë Rrugore, duke i thënë se kishte një gjobë shtesë.

Mirëpo, Beniada nuk ra pre e lojës. “Një gjobë shtesë? Unëë? Çfarë gjobe moj? Çfarë po thua moj, po tallesh? Herën e kaluar nuk më more me këtë numër. Me këtë numër mua më është përgjigjur sekretaria e Top-it. Të raft pika në ballë”, u përgjigj ajo.





