Nga Shqipëria / E Martë 5 Dhjetor 2017, 16:04

Emocionuese: Familja shqiptare dëbohet nga Franca, por ja çfarë bënë djali i tyre

Shumë shqiptar janë larguar nga vendlindja e tyre për të shkuar drejt vendeve të huaja për të kërkuar azil duke shpresuar për një jetë më të mirë. Një numër i konsiderueshëm ka shkuar edhe drejt shtetit të Francës ku shumica prej tyre edhe pse në kushte të vështira jetesës, pa energji dhe ujë nuk dëshirojnë që të kthehen në Shqipëri .

Një rast i tillë ka qenë edhe historia e familjes së vogëlushit 5 vjeçar që quhet Ledjo, familja e të cilit u dëbua nga Franca dhe duhet të kthehet në Shqipëri.  Por prindërit e shkollës së Ledjos janë mbledhur përpara shkollës “Montjoie” në “La Roche-sur-Yon”, për të dëshmuar lidhur me gjendjen e familjes së Ledjonit, i cili ka shkuar për një vit në këtë shkollë. Afro 80 vetë treguan mbështetjen e tyre.

Sipas tyre familja e vogëlushit nuk duhet të kthehet në Shqipëri pasi janë në rrezik nga mafja.

“Familja është në rrezik të madh në Shqipëri. Familja e vogëlushit është në rrezik nga mafia shqiptare. Nëna e tij po të kthehet në Shqipëri do të bie në rrjetin e prostitucioni dhe skllavërisë” janë shprehur ata.

Të gjithë protestuesit që mbështeten familjen e Ledjonit kanë kërkuar që të merren parasysh të drejtat e njeriut, ata dërguan një letër duke i kërkuar mbrojtjen e familjes dhe mirëmbajtjen në territor në kushte të përshtatshme, duke u garantuar atyre të drejtat themelore për arsim dhe shëndetësi.