Laura Pausini, Mika dhe Alessandro Cattelan janë zyrtarisht emrat që do drejtojnë “Eurovision 2022”. Të tre janë emra të dashur për publikun, me karrierë mbi 10-vjeçare dhe drejtues të emisioneve prime-time në televizionet italiane.

Finalja e Eurovision do të jetë kulmi i një sezoni të paharrueshëm për Laura Pausinin, e cila u pa fillimisht në Golden Globes dhe më pas në Oscars.

Thuhet se Laura dhe drejtuesi televiziv Alessandro i kanë nënshkruar kontratat e tyre prej kohësh, vonesë pati veç prej Mika.


