Nga Shqipëria / E Enjte 28 Prill 2022, 18:06

Sara ka frikë nga kjo xhaketë, por pse

Sara Hoxha, partnerja e reperit Ledri Vula e ka fiksim këtë xhaketë të zezë lëkure dhe kjo nuk është hera e parë që e shohim veshur me të. Por e dini se blogerja e ka frikë?

Kështu shkruan ajo në postimin e fundit në Instagram ku shfaqet duke pozuar me xhaketën, e veshur me ngjyrat blu, e kuqe dhe e zezë.

“Nuk e di pse kam frikë të postoj foto me këtë xhaketën që e dashuroj”, shkruan Sara. 

Nuk e dimë se me çfarë lidhet konkretisht kjo frikë e Sarës, por kaq mjaftoi që mos të mungonin komentet që e pyesnin pse.