Nga Shqipëria / E Enjte 28 Prill 2022, 16:04

'Vetëm në frigorifer kam mbetur pa ju dalë', Rama batutë në konferencë me Varhelyi

“Kam mbetur pa ju dalë vetëm në frigorifer”, tha kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij gjatë konferencës së përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Teksa i dha fjalën zyrtarit të BE, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë, Rama u shpreh se duhet të dëgjojnë atë më shumë.

“Po ndalem këtu  për t’ja kaluar fjalën komisionarit. Është më e rëndësishme për ju të dëgjoni nga komisionari se mua këtu më keni në çdo vakt të ditës. Kam mbetur të më keni vetëm në frigorifer kur hapni frigoriferi…kështu komisioner faleminderit për prezencën tuaj dhe fjala është për ju”, u shpreh Rama.