Nga Shqipëria / E Enjte 28 Prill 2022, 16:04

Përfundon ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, pamje spektakolare nga ambientet e brendshme

Xhamia e Namazgjasë do të çelë dyert për besimtarët në ditën e madhe të Bajramit, kur pritet që pikërisht aty të falet edhe namazi.

Xhamia e Namazgjasë, e cila financohet nga qeveria turke, do të ketë një kapacitet për 5000 persona dhe do të jetë xhamia më e madhe në rajonin e Ballkanit. News24 ka filmuar ambientet e xhamisë se re, ku po vazhdojnë të kryhen punimet e fundit.