Nga Shqipëria / E Martë 5 Dhjetor 2017, 16:04

Si mori fund historia 17 vjeçare e dashurisë? Reagon për herë të parë Jonida Maliqi

Prej kohësh është përfolur se këngëtarja  e njohur Jonida Maliqi i dha fund martesës së saj 17 vjeçare me biznesmenin Genti Prizreni me të cilën ajo ka edhe një djalë.

Edhe pse ajo ka dashur ta mbaj sa më larg publikut këtë ngjarje, të shumta kanë qenë lajmet që kanë qarkulluar për divorcin midis tyre, i cili ka nisur para disa kohësh dhe madje  ata nuk jetojnë më bashkë.

Por ka qenë vetë Jonida ajo që ka shuar kureshtjen e të gjithëve në një intervistë në ‘Top Albania Radio’ me prezantuesen Dojna Mema, ku ka rrëfyer diçka më shumë për këtë ngjarje duke thënë se tashmë prioriteti i saj më i madh është djali Dani.

“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundosh por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”-është shprehur ajo duke mbyllur kështu komentin e saj.