Nga Shqipëria / E Enjte 28 Prill 2022, 12:12

Romeo thyen heshtjen dhe flet për sherrin me produksionin e 'Big Brother VIP'

Romeo Veshaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për sherrin e përfolur me produksionin e “Big Brother VIP”. Aludimet nisën kur vëllezërit fshinë nga Instagrami spotin e emisionit që iu bë dhuratë nga Top Channel.

Romeo tha se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje mes tyre. Ai sqaroi se spotin e kishin fshirë pasi Donaldi dëshironte të ishte dhe vetë aty. “Spoti u hoq për të bërë një më të mirë. Donaldi ishte i fiksuar për të qenë vetë atje”, u shpreh Romeo.

Kujtojmë se spoti i ri është publikuar dhe emisioni do të transmetohet me 29 Prill, çdo të premte.