Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Prill 2022, 22:10

Monika nuk e ftoi tek ditëlindja, flet Sabiani: I mbeti hatri se i thashë...

Pak ditë më parë Monika Lubonja festoi ditëlindjen dhe pamjet nga festa bënë xhiron e rrjetit. Por nuk munguan edhe lajmet mbi ish-banorët që nuk ishin pjesë e festës, si Sabiani.

I ftuar në emisionin "Natën me Aulonën", Sabiani u shpreh se mendon që Monikës i ka mbetur hatri prandaj nuk e ka ftuar.

Këngëtari tha se situatat shkuan sinkron por kënga “Tradhtare” nuk ka qenë dedikim, megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë se Monikës mund t’ i ketë ngelur hatri nga kjo gjë.

“Nëse do më kishte ftuar do shkoja, ndoshta si ka shkuar mendja se nuk është se kemi ndonjë armiqësi. U takuam te ditëlindja e Big Mamës, u përqafuam”, tha Sabiani.