Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Prill 2022, 20:08

'Je manipuluese, e poshtër', plas sherri mes vajzave në 'Përputhen'

Puntata e sotme e "Pëputhen" ishte e mbushur me debate. Në fillim ishte Alesja ajo e cila vijoi debatet me Rrushen ndërsa më pas u përfshi edhe Laureta.

Debati agravoi shumë në studio ku të dyja palët vijuan me akuza ndaj njëra-tjetrës.

“Laureta je manipuluese. Je aq e poshtër dhe manipulon çdo gjë”, u shpreh Alesja e nervozuar.

“Kujdes çfarë flet. Të jetë hera e fundit që e thua”, iu përgjigj Laureta.

Alesja debatoi edhe me Rrushen dhe kryefjala mbetet marrëdhënia tashmë e mbyllur midis Astritit dhe Alesjas.

Rrushja e akuzoi Alesjan se pëlqen zgjedhjet që ajo ka bërë në program.

Këto akuza bazohen në pëlqimin që Alesja ka pasur për Astritin gjatë periudhës që vazhdonte njohjen me Rrushen.