Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Prill 2022, 16:04

Këngëtari i njohur shqiptar baba për herë të dytë

Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Lulkaçela Jashari gjatë një interviste në emisionin "Gjesi" në T7.

“Po jam në pritje të fëmijës së dytë", tha bashkëshortja e këngëtarit. 

Çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Alte. 

Korabi është shumë i rezervuar për jetën e tij private, por nuk harron herë pas here të postojë foto me bashkëshorten e t'i bëjë dedikime.

Në ditëlindjen e Lulkaçelës ai shkruante: "Gezuar ditelindjen dashuria ime. Ti meriton më të mirën nga jeta sepse je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen engjëllit që më ndriçon jetën. Unë jam shumë mirënjohës që arrita të gjej rrugën time drejt teje dhe mund të të dua dhe të të mbaj në zemër për pjesën tjetër të jetës sime. Me dashuri i yti, Korabi!"