Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Prill 2022, 15:03

Mikela tregon momentin më të vështirë në 'Përputhen' dhe po...ka të bëjë me Erionin

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Mikela ishte së fundmi e ftuar në “Natën me Aulonën”, ku foli për rrugëtimin e saj në programin e dashurisë.

Gjatë intervistës ajo zbuloi momentin më të vështirë. Mikela tha se bëhet fjalë për puntatën kur goditi me shuplakë Erionin.

Ish-konkurrentja u shpreh se ajo shuplakë i dhembi më shumë asaj se Erionit. Mikela e konsideroi veprimin si të nxituar.