Pak ditë më parë Beatrix Ramosaj, e cila është bullizuar shumë pas daljes nga “Big Brother VIP”, publikoi në rrjete sociale një video me një mesazh për të gjithë ata që bullizohen.

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”, tha këngëtarja.

Në mbështetje të saj ka dalë së fundmi e ëma e Rita Orës, Vera, e cila është këshilluese e shëndetit mendor. “Shëndeti mendor ka rëndësi! Stop bullizmit”, ka shkruar ajo në Instastory, ku ka publikuar videon e Beatrixës.



