Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Prill 2022, 10:10

Greqia 'zgjohet' nga tërmeti i fortë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë ka “zgjuar” Greqinë rreth orës pesë të mëngjesit në jugperëndim të ishullit Kythira. Sipas Institutit Sizmologjik të Athinës magnituda e tërmetit ishte 5.2 Rihter, ndërsa thellësia ishte 79 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte 41 kilometra në jugperëndim të Kythira. Mediat vendase raportojnë se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Kalamatë, Atikë edhe Kretë.

Burimi: Top Channel