Nga Shqipëria / E Martë 26 Prill 2022, 23:11

Valbona Selimllari zbulon nëse do e shohim në Big Brother VIP 2

Valbona Selimllari ishte e ftuar së fundmi në një intervistë në “Top Albania Radio” ku zbuloi nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2.”

Ish-Missi tha se nuk do të qëndronte dot në një vend për tre muaj pa fëmijët e saj.

“Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i “BBV”. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante…”, tha Valbona. 

“Unë televizionin e kam dashur që fëmijë. Në përgjithësi nuk kam pengje. Kam shumë ambicie dhe ka gjëra që mund të bëj në televizion. Kam një projekt që lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët, të cilin shpresoj të arrij ta realizoj”, u shpreh ajo.