Filloreta Pira ka rrëfyer gjatë puntatës së sotme të "Përputhen" një ngjarje të trishtë që i ka ndodhur me një djalë me të cilin po njihej para se të bëhej pjesë e programit.

Filloreta se djali me të cilin kishte dalë vuante nga një sëmundje të rëndë dhe ajo i ka qëndruar afër. Por një javë para se të hynte në program, mësoi përmes një mesazhi nga nëna e tij se ai kishte ndërruar jetë.
“Një javë para se të vija këtu e kam marrë një mesazh. Po njihja një djalë që ka luftuar me jetën dhe unë i kam dhënë shumë kurajo pasi po luftonte me sëmundjen e tij edhe sa herë që ka pasur nevojë më ka thirrur dhe kemi folur me orë të tëra. Një javë para se të vija në program kam marrë një mesazh, nëna e tij më ka shkruar: Leta ti ke qenë një person shumë i veçantë na ke ndihmuar, doja të të informoja se ai ka vdekur dhe të ka përmendur shumë para se të vidste. Dhe në thirrjet e fundit unë nuk iu kam përgjigjur. Unë iu kërkoj shumë falje atij dhe familjes së atij", u shpreh ajo.

Teksa Filloreta po rrëfente këtë ngjarje të rëndë Neritani bëri një koment nën zë. Konkurrentja e dëgjoi dhe iu kthye në të bërtitura: “Nuk mund të luash me ndienjat e të tjerëve sidomos kur është fjala për vdekje. Çfarë mashkulli je ti? Nuk po flas për gjëra të kota. Një njeri ka humbur jetën dhe ti po qeshën. Turp të të vijë.”

Filloreta ka publikuar në Instastory dhe mesazhin e marrë nga nëna e tij:

