Nga Shqipëria / E Martë 5 Dhjetor 2017, 13:01

Këto janë profesionet më të kërkuara për marrjen e vizës Gjermane, ja çfarë kriteresh duhet të plotësoni

Për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të përfitojnë një vizë pune për në shtetin Gjerman tani është koha e duhur që ata të aplikojnë pasi sipas një artikulli në tetë muajt e parë të këtij viti lëshimi i vizave është rritur me 70% për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Die Welt e cila i ka kushtuar një artikull punësimit të huajve në Gjermani, ku  ka treguar se numri i vizave të lëshuara nga Agjencia Federale e Punësimit është rritur shumë në krahasim me vitet e tjera.

“Një punë në Gjermani, shumë njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin këtë si të vetmen rrugëdalje nga papunësia në atdheun e tyre. Aplikantët pjesërisht duhet të presin një vit derisa Ambasadat Gjermane në vendet e tyre t’u lëshojnë vizën e punës. Megjithatë në tetë muajt e parë të vitit është rritur me 70% në 63.000 numri i vizave të punës të lëshuara nga Agjencia Federale e Punësimit”, shkruan gazeta gjermane duke iu referuar të dhënave që ka marrë nga kjo agjenci.

Sipas tyre që nga viti 2016 një në tre viza pune për vendet e treta i është dhënë një aplikanti nga vendet e Ballkanit Perëndimor pasi  ka pasur më shumë lehtësira në aplikime duke pasur parasysh që në 2015 ka qenë një  një fluks i madh refugjatësh që kërkonin azil nga vendet e Ballkani dhe i ka kapur autoritetet Gjermane të papërgatitur pasi kanë qenë të mbingarkuar nga refugjatët e Siris.

Qeveria federale doli në përfundim që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kishin si arsye të largimit nga atdheu çështjen e ekonomisë kështu që ata i hoqën të drejtën e kërkimit të azilit duke i shpallur vende të sigurta kështu që nga viti 2016 kandidatë për punësim nga këto vende mund të aplikojnë për një vizë pune.

Por për të aplikuar për një vizë të tillë duhet që të kenë një ofertë konkrete pune nga Gjermania. Atyre nuk u kërkohet një kualifikim minimal apo pagë minimale, sikurse ndodh në rastin e së ashtuquajturës Blue Card, që është e parashikuar për specialistë.

Më shumë viza pune janë lëshuar për ndërtimin por sipas të dhënave në Gjermani ka nevojë për krahë pune edhe në fushën e gastronomisë, të shërbimeve dhe të kujdestarisë për të moshuarit.