Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hequr masat anti-covid dhe sot në komunikatën e radhës me mediat ka bërë me dije se është hequr detyrimi për të mbajtur maska edhe në ambientet e mbyllura.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njoftoi se do të lejohet muzika pas orës 23:00 dhe do të hapen klubet e natës, ndërsa hyrja e të gjithë shtetasve në Shqipëri do të bëhet pa patur nevojë për certifikatë vaksinimi apo test COVID.
“Duke u nisur nga analiza e treguesve epidemiologjik, komiteti ka vendosur rekomandimin per vaksinimin me dozë të katër mbi 60 vjeç dhe me sistem imunitar të inkrupementuar. Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave po mbajtjen e tyre në ambientet e mbyllura dhe në vendet e pa ajrosura. Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës. Virusi është akoma prezent ndaj është e rëndësishme që qytetarët të jenë vigjilent dhe të ndjekin këshillat për vaksinimin ndaj Covid 19’, tha Rakacolli.
