Nga Shqipëria / E Martë 26 Prill 2022, 14:02

Nard Ndoka ndryshon profesion, pas politikës bëhet moderator televiziv

Nard Ndokën do e shohim moderator. Vetë Ndoka ka zbuluar se gjithçka është gati për të sjellë formatin e tij që do të mbajë titullin “Hola Nardi”. Ai ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up" në Top Channel për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti.

“Këtu ka një problem, politika është shndërruar në teatër, edhe thashë më mirë aty ku bëhet show. Është për t’i dhënë një lloj sinjali edhe politikës. Aty ku bëhet politikë, duhet seriozitet, duhet përgjegjësi. Nëse kanë ndonjë ide për show, le të vijnë ta provojnë edhe ato. Kjo ishte një ide e imja që e kisha diskutuar me miqtë e mi para disa kohësh. Tani ishte koha e përshtatshme, sepse vura re se tashmë njerëzit kanë nevojë të qeshin, sesa të merren me politikë”, u shpreh Ndoka.

Në këtë format, Nard Ndoka do të ketë të ftuar, jo vetëm shqiptarë. Ai tha se do të kishte të ftuar edhe Edi Ramën. Por edhe Silvio Berluksoni është një emër që është kontaktuar për të qenë pjesë e emisionit. Formati i tij do të jetë brenda emisionit “E Diell” dhe pritet të nisë së shpejti.