Nga Shqipëria / E Martë 26 Prill 2022, 10:10

Fjolla Morina në një lidhje të re pas ndarjes nga Fisnik Syla

Pak kohë pas ndarjes së saj nga Fisnik Syla, kanë nisur thashethemet se Fjolla Morina është në një lidhje të re dashurie. Në fakt dyshimet u ngritën nga postimi i saj i fundit. 

Fjolla ka pozuar në bagazhin e një makine ku shihet një kuti në formë zemre me trëndafila dhe disa tullumbace në formë zemre. Këngëtarja e shoqëroi postimin me një emoji zemre duke shtuar dyshimet se surprizën ia ka bërë partneri.

Megjithatë vetë Fjolla ka vendosur të mos flasë për jetën e saj private që pas ndarjes, edhe pse ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar.