Nga Shqipëria / E Martë 26 Prill 2022, 01:01

Eni dhe Katerina dalin çift nga 'Love Story'

Eni dhe Katerina janë zyrtarisht çift dhe vendosën që ta vazhdojnë edhe jashtë programit lidhjen e tyre. Fronistja kishte përgatitur një surprizë mjaft të veçantë për Enin në finalen e "Love Story".

Fillimisht Katerina i kishte vendosur një sfidë, ku ai do të rendiste takimet nga i pari tek i fundit. Askush nuk e priste që pasi të ktheheshin nga pas të gjitha kornizat me fotot e takimeve aty të shkruhej: Të dua!

“Ishte surprizë shumë e bukur, nuk e prisja”, tha më pas Eni.

Konkurrenti u shpreh se ndjenjat e tij do të shtohen për Katerinën gjithnjë e më shumë.

“Uroj që të të kem tek zemra ime dhe gjithmonë pranë meje”, tha Eni.