Një nga performancat më emocionuese të ditës së djeshme në ‘Dance with me’ ishte kërcimi i Rudinës dhe Iliadit që i ishte dedikuar fatkeqësisë së Otrantos.

Në këngën e famshme ‘Jon’ të interpretuar nga Ardit Gjebrea kjo performancë i përloti të gjithë duke filluar që nga publiku e deri tek juria. Gjatë këtij moment ishte koreografi Albi Nako ai i cili rrëfeu një nga ngjarjet më të trishta të jetës së tij, momentin kur humbi tetë persona të afërm në këtë tragjedi famëkeqe, madje ai këtë performancë ja u dedikon plotësisht atyre.

“Mbaj mend në ’91, kemi qenë në mësim. U boshatis ra suspansë në shkollën e baletit, edhe morëm vesh për eksodin. Me një shok i hipëm trenin.
Treni ndalon në Shkozet dhe nga Shkozeti shkuam në Durrës. Kapërcyem shumë barrikada derisa arritëm të hipnim në anije. Atje dëgjojmë të shtëna armësh, pamë njerëz dhe gra që hidheshin në det. Terror psikologjik.
Anija Partizani nuk u nis dhe ne u kthyem nga deti me not në mes të dimrit. Në breg kisha babain që ishte tmerruar se i kishin thënë që djali të ka ikur. Unë vet kam humbur 8 persona nga fisi”, u shpreh koreografi Albi Nako.
