Beatrix në një kohë shumë të shkurtër pas pjesëmarrjes në BB VIP u bë ndër personazhet më të përfolur në media për shkak të lidhjes me Donald Veshajn.
Këngëtarja është bullizuar vazhdimisht dhe komentet vazhdojnë. Kështu që Trixa ka vendosur të përgjigjet duke thyer heshtjen pas kaq kohe.
Përmes një video në Instagram ajo ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që bullizohen duke u shprehur se askush nuk e meriton të trajtohet kështu.
“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”, shkruan Trixa.
View this post on Instagram
