Aktori i njohur Nicolas Cage ka zbuluar së fundmi gjininë e fëmijës së tij me Riko Shibata. Nicolas dhe Riko janë në pritje të një vajze.

"Unë do të kem një vajzë të vogël", tha aktori duke zbuluar se do i vendosin emrin Lennon Augie-Augie.

"Do ta thërras Lenny shkurt. Jam i emocionuar që po bëhem përsëri baba. Do të jetë aventura më e madhe e jetës sime", u shpreh Nicolas. Ai shpjegoi se emri ka lidhje me një hit të veçantë nga ‘Beatles’ i cili u shkrua nga John Lennon.

Nicolas është baba i djemve Kal-El, 16 vjeç dhe Weston, 31, të cilët janë nga lidhjet e mëparshme.



