Nga Shqipëria / E Hënë 25 Prill 2022, 16:04

Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos prezanton të dashurën

Djali i artistëve shqiptarë, Inva Mulës dhe Pirro Çakos, Anthony Çako ka qenë shpeshherë në vëmendje të mediave dhe rrjeteve sociale për jetën e tij private.

26-vjeçari është në një lidhje me bukuroshen Alice Blue, e cila së fundmi ka pasur ditëlindjen.

Sigurisht nuk ka munguar urimi nga ana e Anthony-t, i cili postoi një foto të saj në një ambient romantik dhe shkroi: "Vajza e ditëlindjes", shoqëruar me një zemër.

Muzikanti herë pas here ndan dhe ndonjë dedikim apo foto me Alice.