Nga Shqipëria / E Hënë 25 Prill 2022, 16:04

27-vjetori i Gigi Hadid ishte si një shfaqje mode (Pamjet)

Gigi Hadid festoi ditëlindjen e saj të 27 në New York, me një darkë private në qendër të qytetit në Zero Bond. Moti në Manhattan ishte i ngrohtë, kështu që të ftuarit VIP u shfaqën me veshjet më të mira pranverore për festën. Të pranishëm ishin familja Hadid: vëllezërit e motrat Bella dhe Anwar dhe nëna Yolanda, si dhe miqtë e Gigit: Emily Ratajkowski, Blake Lively dhe Ziwe.

Vogue e ka përshkruar ditëlindjen e FGigit si një shfaqje mode duke qenë se të gjithë sytë ishin tek modelet dhe veshjet e tyre.

Por sigurisht vëmendjen më të madhe e mori vajza e ditëlindjes, e cila kishte veshur një kostum të bardhë dantelle nga Dion Lee. Ajo e plotësoi pamjen me perlat nga Jacquie Aiche dhe taka të bardha.

Bella, ndërkohë zgjodhi një më të errët. Ajo kishte veshur një jelek me shirita, një fund, çizme të zeza me majë dhe një çantë të vogël supi.