Nga Shqipëria / E Hënë 25 Prill 2022, 15:03

6 vite pa të, Adelina dhe Zanfina Ismajli përlotin me fjalët për nënën

Janë mbushur gjashtë vite nga momenti kur Mona, nëna e këngëtareve Adelina e Zanfina Ismaili ndërroi jetë. Sot dy këngëtaret kanë bërë një dedikim prekës përmes rrjeteve sociale, duke treguar dhimbjen dhe mungesën që ndjejnë.

“Gjashtë vite pa ty mami. Asgjë nuk është e njejtë pa ty, na mungon çdo ditë e më shumë,” shkroi Adelina.

“Gjashtë vite pa ty, gjashtë jetë, gjashtë shekuj, me mall që nuk shuhet. Nuk mjaftojnë kujtimet, nuk mjaftojnë fotografitë, nuk mjafton të mendoj e të paramendoj tërë kohën qysh ka qenë kur je kan këtu. Zanin ta kom harru e sa herë të përmendi kot munohna me kujtu. Sa ma e mirë paska qenë bota kur je kan ti këtu. Kom menu që gjith kom me t’pas. Veq edhe një herë me mujt me t’perqaf e me t’i thon krejt çka kom dasht", shkroi Zanfina.