Bujar Qamili është një nga zërat më me vlerë të muzikës shqiptare dhe shpesh dhe një nga këngëtarët më të kërkuar të skenës muzikore.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku dhe ka treguar më shumë për jetën e tij artistike dhe për koncertet e shumta jashtë vendit në të cilat shpesh i rastis të jetë së bashku me këngëtaren Artiola Toska. Gjatë intervistës ai rrëfeu se në fakt me këngëtaren kalon edhe më shumë kohë sesa me gruan e vete.

Por si reagon kjo e fundit? Sipas Bujarit ajo nuk është aspak xheloze për këtë gjë.
“Artiola ka gjithçka. Gruaja s’bëhet xheloze se është mësuar. Më shumë rri me Artiolën se me gruan” ka thënë këngëtari.

