Nga Shqipëria / E Hënë 25 Prill 2022, 15:03

Në ‘baby shower-in’ e Kristina Bakit, pamjet nga super festa

Kristina Baki po pret me emocion të bëhet nënë për herë parë dhe sot ka mbajtur festën “baby shower”, duke mbledhur miq e të afërm.

Modelja, e cila është në pritje të një vajze, është shfaqur e veshur me një fustan të verdhë, të shkurtër e të hapur.

Nga postimet në rrjete sociale, duket se ajo ka kaluar për mrekulli në shoqërinë e të dashurve të saj. Adrola Dushi, Viola Spiro, Enxhi Nacuku kanë qenë disa nga vajzat e ftuara.