Ditën e djeshme Fifi u shpreh se në ditëlindjen e Monikës kishte persona të padëshiruar. Ajo përmendi emrin e Arjola Demirit, duke thënë se aktorja i ka bërë bllok në Instagram.

Ndërkohë vetëm së fundmi ka reaguar dhe Arjola. Ajo ka publikuar në Instastory një status ku thuhet: ”Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”.

Kujtojmë se dyshja kanë hatërmbetje nga “Big Brother VIP”. Fifi tha se Arjola nuk e kishte mbështetur, ndërsa kjo e fundit nuk e priti aspak mirë.




