Nga Shqipëria / E Hënë 25 Prill 2022, 09:09

Shokuese në Tiranë/ Qytetari i thyen këmbën policit për një gjobë parkimi 1 mijë lekë

Një 43-vjeçar i quajtur Ermal Muçolli do të përballet me gjykatën, për shkak se 4 ditë më parë ka dhunuar një efektiv të forcave të rendit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit, ku efektivi i policisë Z.Musaj po tentonte t’i vinte Muçollit një gjobë (1 mijë lekë) pasi kishte parkuar gabim.

43-vjeçari ka reaguar keq, duke i thyer këmbën policit, i cili tashmë ndodhet në spitalin e Traumës.

Burimi: Abc News