Nga Shqipëria / E Hënë 25 Prill 2022, 09:09

Ish-konkurrentja e PP i hedh reçipetat në skenë, Olsi Bylyku: Më keni ngatërruar me Malumën

Olsi Bylyku ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncert në Tiranë. Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ina Kollçaku i ka hedhur reçipetat në skenë gjatë performancës.

“Kush i ka hedhur këto? Se mos i ka hedhur ndonjë çun…ore mos më keni ngatërruar me Malumën? Nejse, po i lë aty, hajdi t’i merrni nga ora 4”, është shprehur Olsi me humor.

Nga ana tjetër, Ina e ka publikuar këtë moment në Instastory, duke treguar se ka qenë e gjitha një shaka. “Më tha as te Maluma nuk ke shkuar, këtu do vish. Duhet të bëja diçka”, ka shkruar ajo.