Aktorja e njohur Rudina Dembacaj vitin e kaluar i dha fund beqarisë me një martesë madhështore me partnerin Aleks, me të cilin ka edhe një vajzë që quhet Viktoria, por më shumë detaje për historinë e tyre të dashurisë aktorja e humorit na i ka treguar ditën e djeshme në emisionin ‘Rudina’.

Rudina pothuajse në çdo dalje të saj publike e ka treguar që ka qenë vetë ajo që ka bërë hapin e parë në lidhjen e tyre, por dje ka rrëfyer edhe disa detaje të tjera. Aktorja fillimisht e ka nisur lidhjen me partnerin e saj thjesht si një aventurë dhe që në njohjen e tyre të parë ajo ja ka shprehur shumë hapur qëllimet e saj.

“Aleksi nuk po fliste dhe ishe një moment heshtjeje prandaj unë i thashë: “Do vish tek shtëpia ime, por nesër nuk dua të mi biesh telefonit. Nuk kam nerva për lidhje serioze” është shprehur Rudina.

Dhe bashkëshorti i saj ja kishte kthyer po në të njëjtën mënyrë, nga një lidhje që nisi si aventurë përfundojë në një lidhje serioze e cila u kurorëzua me një fejesë dhe me pas një martesë, duke i bërë ata një nga çiftet më të lumtur të momentit.
