Kanë qenë të rralla postimet e Marinës me vogëlushen e saj Marget, por duket se moderatorja kohët e fundit e ka lëshuar dorën. Ajo po ia zbukuron ditën ndjekësve duke postuar herë pas here foto me Margetin dhe ja ku e bëri dhe sot.

Marina ka pozuar me vogëlushen duke e mbajtur në krahë dhe sigurisht duke mos ia treguar portretin. "Ti je zemra ime që rreh jashtë trupit tim. MARGET. Dashuri e pakushtëzuar", shkruan Marina.

Ndërsa është vënë re dhe komenti i Getoar Selimi, i cili është shprehur se të dyja janë arsyeja përse ai jeton.

