Nga Shqipëria / E Diel 24 Prill 2022, 16:04

Ofertën e parë e refuzoi, por Vin Velin do e shohim tek 'Big Brother 2'

Që pas mbarimit të "BB VIP 1" kanë nisur të përfliten personazhet e para që mund të jenë pjesë e sezonit të dytë. Një ndër ta është edhe Dj Vin Veli.

Në rrjet po qarkullon lajmi se Vin Veli është ende një personazh i dëshirueshëm për të qenë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother”, edhe pse ofertën e parë e refuzoi. 

“Nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, tha ai në një intervistë të tij, ku zbuloi për ftesën që kishte marrë. Më pas ai shtoi se si ai ka dhe njerëz të tjerë që nuk shohin “Big Brother”, për arsye nga më të ndryshmet.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm, e përqendrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen, jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë”, tha artisti pak kohë më parë.

Burimi: Panoramaplus