Ndonëse kanë qenë rivalë për shumë kohë, Stresi dhe Noizy vendosën ta “falnin" njëri-tjetrin në Mars të vitit 2021. Dyshja kthyen faqe, duke i lënë pas mëritë mes tyre.

Që nga ajo kohë, djemtë janë bërë follow dhe në rrjete sociale. Së fundmi, Stresi i ka kërkuar Noizyt një kostum dhuratë nga linja e tij e rrobave. Reperi i ka kthyer menjëherë përgjigje, madje i ka habitur të gjithë teksa e ka quajtur “fam”(familje).

“I pari sa të dali koleksioni i ri famm”, ka shkruar Noizy.






