Sot është një ditë e veçantë në familjen e Granit Xhakës. Vajza e tij e vogël, Laneya, feston 1 vjetorin e ardhjes në jetë.

Futbollisti ka publikuar një foto të së bijës, krahas së cilës e ka uruar publikisht me fjalët më të ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen princesha ime e bukur. Nuk mund ta besoj se je zyrtarisht 1 vjeç. Jam i bekuar që jam babai yt, do të jem gjithmonë aty për ty dhe motrën tënde të madhe Ayana! Të dua përgjithmonë shpirti babit”, ka shkruar Graniti.







