Të gjithë azilkërkuesit të cilët u është refuzuar e drejta e qëndrimit në Gjermani ka një lajm të mirë, pasi tashmë ky shtet mund t’ju ofrojë këtyre personave ndihmë financiare për tu kthyer në vendlindjen e tyre.

Por ka një afat për kërkimin e këtyre ndihmave dhe ai përfundon në fund të muajit shkurt pra në datën 28.
Nëpërmjet një programi që quhet “Vendi yt e ardhmja jote” i cili plotëson programin “Starthilfe plus”, familjet mund të marrin deri në 3000 euro, kurse individët deri në 1000 euro.
Këto para do shërbejnë që ata të rindërtojnë jetën e tyre në vendlindjet përkatëse duke paguar qiranë e banesës, blerjen e pajisjeve të reja etj.

Sipas Ministri i Brendshëm, Thomas de Maizière kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata të cilët nuk u pranuan në Gjermani dhe u bënë thirrje atyre të mos e humbasin si mundësi.
"Nëse ju vendosni deri në fund të muajit shkurt që të ktheheni vullnetarisht në vendlindje, mund të përfitoni edhe këtë ndihmë shtesë për shpenzimet për strehim në vendin tuaj. Ne ju ndihmojmë me ndihma konkrete për riintegrimin” është shprehur ai.

Sipas gazetës “Bild am Sonntag” në Gjermani ndodhen rreth 115.000 azilkërkues të refuzuar. 80.000 prej tyre kanë statusin “Duldung”, 35.000 pritet të dëbohen, ndërkohë që nga janari deri në shtator të 2017-s janë dëbuar 19.520 vetë.
Përfitues të këtyre ndihmave mund të jenë edhe shumë azilkërkues nga Kosova dhe Shqipëria të cilët prej kohësh ndodhen në Gjermani me shpresën e përfitimit të lejes së qëndrimit.
