Nga Shqipëria / E Diel 24 Prill 2022, 11:11

E rëndë/ Burri nga Korça bën gruan për spital

Një 50 vjeçar nga Korça, banues në fshatin Turan, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. Ai është vënë në pranga nga policia, ndërsa 43 vjeçarja është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit D. P., 50 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, pasi dje në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P., 43 vjeçe, e cila pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar", ka njoftuar policia.