Nga Shqipëria / E Diel 24 Prill 2022, 10:10

Roza Lati ka dy fjalë për Einxhel Shkirën

Moderatorja Roza Lati ka treguar së fundmi se kë ka mbështetur ndër personazhet e “Big Brother VIP”. Ajo ka përmendur Sabianin, Donaldin dhe Einxhelin.

Roza është shprehur se e gjen shumë veten te Einxhel, pasi ajo është një vajzë e flaktë që ngul këmbë te vetja.

"Unë e kam përkrahur shumë Sabianin. Pastaj me ato luhatjet emocionale dhe goditjet që mori njëra pas tjetrës e kam përkrahur një artist që ishte atje brenda, Donaldin. Pastaj me kalimin e kohës vura re një vajzë të flaktë që ngulte këmbë të vetja, e gjej shumë veten te ajo sepse është si ne, Einxhel Shkira", ka thënë Roza.