Nga Shqipëria / E Diel 24 Prill 2022, 09:09

Si rrallëherë, Rudina Magjistari i bën dedikimin e veçantë bashkëshortit

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private. Rrallëherë ajo publikon foto familjare në rrjete sociale, siç ka bërë së fundmi.

Moderatorja ndodhet me pushime me bashkëshortin dhe me vajzën e tyre, Mia. Fillimisht ajo ka publikuar në Instastory një foto me bashkëshortin, ndërsa më tej i ka bërë një dedikim.

Rudina ka postuar një foto të tij, krahas së cilës i ka shprehur dashurinë. “E dua”, ka shkruar ajo.