Në puntatën e sotme të “Përputhen Prime”, e fundit për këtë sezon, Rrushja hoqi dorë nga Kristo, për të vazhduar njohjen vetëm me Astritin.

“Kristo, të kam shumë xhan, je shumë i mirë, kam kaluar shumë kohë të mira me ty, por dhe të këqija. Nuk jam e vendosur për asnjërin tani për tani. Por siç e kam thënë, frikën e kam nga ti. Nëse nuk do të ndodhnin ato gjëra me Astritin, 80% do të isha përputhur me Astritin”, i tha ajo.

Mes lotësh, ajo i kërkoi falje Kristos, ndërsa ky i fundit e përqafoi.




