Këngëtarja e njohur, Fifi është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit. Një prej tyre e ka pyetur se me cilin artist shqiptar do kishte dëshirë të bashkëpunonte.

Fifi ka përmendur Tunën, të cilës i ka bërë dhe tag. Nga ana tjetër, këngëtarja ka shprehur menjëherë gatishmërinë e saj.

“A jemi?”, i është përgjigjur Tuna, shoqëruar me disa emoji që lënë të kuptohet që së shpejti mund të kemi një bashkëpunim mes dy artisteve.





